19 Mars 2024

Franca përkrahëse e madhe për Kosovën Evropiane

Prishtinë, 19 shkurt - Për të festuar 10 vjetorin e pavarësisë, në Kosovë po qëndron Bruno Questel, kryesues i grupit të miqësisë Francë-Kosovë, njëherësh përfaqësues zyrtar i Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Gjatë ditës ai është pritur në takim nga kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në emër të popullit të Kosovës falënderoi shtetin dhe popullin francez si një partnere e fuqishme dhe përkrahëse e madhe në proceset eurointegruese të Kosovës.

“Franca është me Kosovën që nga koha e luftës me një përkrahje të vazhdueshme. Është ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën dhe ka një pozicion shumë të qëndrueshëm për të drejtën e Kosovës për shpejtimin e Kosovës evropiane”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi z.Questel për proceset aktuale dhe prioritetet e Qeverisë, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve bilaterale Francë-Kosovë në planin politik, të sigurisë dhe atë ekonomik në të mirë të dy vendeve dhe rajonit.

Kryetari i grupit të miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Francës, Bruno Questel, uroi për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, duke nënvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera historike ndërmjet dy vendeve. 

“Kam kuptuar kërkesën e autoriteteve vendëse në Kosovë që Franca të vazhdojë mbështetjen dhe të shoqërojë Kosovën drejt realizimit të proceseve që ka vendi juaj”, tha Questel, duke theksuar se Franca ka qenë gjithmonë afër Kosovës dhe gjitha kërkesat e ngritura në këto takime do t’i përcjell te autoritetet franceze. Questel, shprehu përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)