18 Prill 2024

Franca interesohet për ngritjen e kapaciteteve të MPB-së

Prishtinë 12 prill  - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi priti sot në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Francës në Prishtinë, z.Jean-François Fitou.

Në këtë takim, ministri Rexhepi e njoftoi ambasadorin Fitou për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe angazhimet qe priten të ndërmerren në adresimin e reformave në sektorin e sundimit të ligjit në vend.

Ambasadori i Republikës së Francës, z. Jean-François Fitou, pasi e përgëzoi ministrin Rexhepi për emërimin e tij Ministër i Punëve të Brendshme, shprehu besimin se do të vazhdohet me bashkëpunimin e ndërsjellë, duke ofruar mbeshtetjen e Qeverisë së Francës për ngritjen e kapaciteteve të MPB-së, me fokus në Policinë e Kosovës, Emergjencat Civile dhe Dokumentet Civile. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)