20 Prill 2024

Franca do të vazhdojë kontributin për Kosovën

Prishtinë, 3 qershor - Ministri Bajram Rexhepi priti në Kabinetin e tij, senatorët francezë, Jean Faure dhe Andre Vantomme së bashku me ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-Francois Fitou.

Gjatë takimit, ministri Rexhepi shpalosi prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Programi Qeveritar dhe Agjenda Evropiane, me theks të veçantë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend si dhe Liberalizimin e Vizave me BE-në.

Në këtë takim, ministri Rexhepi i falënderoi senatorët dhe ambasadorin e Francës në Kosovë për mbështetjen e dhënë nga shteti  i Francës në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova.

“E konsiderojmë Francën si një vend mik që ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në procesin e njohjeve dhe të gjitha proceset tjera nëpër të cilat ka kaluar Kosova”, tha ministri Rexhepi.

Ministri Rexhepi shtoi duke thënë se “Franca ka qenë dhe është një ndër kontribuesit më të mëdhenj për sigurinë dhe çdo herë kemi pasur bashkëpunim të mirë”.

Ministri Rexhepi gjithashtu i njoftoi të pranishmit për gjendjen e sigurisë në Kosovë, me theks të veçantë për situatën në veri të vendit, duke vlerësuar bashkëpunimin e Policisë së Kosovës me mekanizmat ndërkombëtarë, në veçanti me KFOR-in dhe xhandarmërinë franceze. 

Ndërsa senatorët francezë u interesuan për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe garantuan vazhdimin e kontributit të shtetit të Francës në sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë dhe luftimin e migrimit ilegal, trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit me narkotikë si dhe të gjitha dukurive tjera negative.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)