20 Qershor 2019

Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë profesionale e standardeve të NATO-s

Prishtinë, 13 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 20 vjetorit të lirisë u është adresuar dhe ka inspektuar ushtarët e Republikës së Kosovës.

Presidenti Thaçi ka thënë se këto ditë po shënojmë 20 vite të përfundimit të gjenocidit dhe spastrimit etnik të shtetit të Serbisë, 20 vite të lirisë e të paqes.

“Shënojmë 20 vjetorin e kthimit të 1 milion qytetarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre në Kosovë, rindërtimin e jetëve dhe të shtëpive tona, mbylljen e kapitullit të tragjedive e vuajtjeve dhe hapjen e kapitullit të shpresës dhe angazhimit për një jetë më të mirë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se Forca e Sigurisë e Kosovës është e mishëruar me dëshirën për liri dhe me gatishmërinë për të mbrojtur këtë liri, për çdo qytetar të Kosovës, në çdo kënd të Kosovës.

“Forca e Sigurisë së Kosovës sot është forcë profesionale e standardeve të NATO-s, forcë shumetnike, që në mënyrën më të mirë pasqyron Kosovën që e kemi ndërtuar së bashku. Këto ditë kujtojmë të kaluarën, por shikojmë edhe kah e ardhmja. Kemi arritur shumë në këto 20 vite. Kemi ndërtuar institucionet e shtetit dhe kemi rindërtuar shoqërinë. Kemi vënë bazat e zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të ligjit”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka thënë se e kemi realizuar aspiratën për liri dhe aspiratën për shtet të pavarur, kurse tani po punojmë për anëtarësim në NATO dhe në BE.

“Rruga nuk do të jetë e lehtë dhe as e shpejtë. Duhet të përfundojmë reformat në ekonomi, në drejtësi dhe në politikë. Duhet të përmbyllim konsolidimin ndërkombëtar të shtetit, duke fituar anëtarësimin në Kombet e Bashkuara."

"Kemi ndërtuar marrëdhënie të mira me fqinjët tanë, me Shqipërinë, me Malin e Zi dhe me Maqedoninë Veriore. Po punojmë për marrëveshje paqësore, finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme, me Serbinë."

"Dëshirojmë të mbyllim kapitujt e konfliktit dhe tragjedive të shekujve të kaluar. Të hapim kapitullin e shekullit të ri, të jetës në liri, në barazi, në zhvillim, prosperitet”, u shpreh ai. 

Presidenti Thaçi ka thënë se kjo është aspirata dhe detyra jonë e përbashkët. “Ky është zotimi ynë për qytetarët e Kosovës. E gëzofshim lirinë!”, përfundoi presidenti Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 qershor 2019 - Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrit më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së organozn konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Zyra e BE-së në Kosovë  në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike" gjatë së cilës do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Blerim Devolli, pronar i Kompanisë Dardafon. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile organizojnë protestën e shoqërisë civile në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore së bashku me Ambasadën Franceze në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët "Cilësia e Ajrit në Kosovë: Drejt Standardeve Evropiane". (Aleanca Franceze, Rruga Lah Nimani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Pasqyrave financiare të Ndërmarrjes Publike 'Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi dhe  shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga raporti i Auditimit të Performancës, Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Ndërteas e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, organizon shënimin e kësaj dite, e cila i dedikohet shërbimin civil në Republikën e Kosovës. (Amfiteatri i MAP-it, ora 10:30)

- Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizon ceremoninë e përurimit të prodhuesit të parë të specializuar për fidanë në Kosovë 'Agrobora'. (Ferma Agrobora në Tërnovc të Skenderajit, ora 10:30)

- ADMOVERE promovon raportin 'Profesorët përballë ligjit' në të cilin mes tjerash, do të publikohen aktakuzat dhe kallëzimet penale, ku janë të përfshirë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ish ProCredit Bank, përballë komunës së vjetër, ora 11:00)

- Mbahet miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta ku gjatë kësaj dite do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si dhe aktivitete të lira. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, të organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00)

-