18 Prill 2024

FOL: Thaçi e tha një të pavërtetë dhe nuk e mbajti një premtim

Prishtinë, 7 maj - Lëvizja FOL, në konferencën e rregullt për media ka prezantuar raportin e verifikimit të deklaratave të zyrtarëve të lartë shtetërorë të Kosovës, në të cilin ka renditur si të pavërteta tri deklarata, një të kryeministrit Hashim Thaçi, një të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe një të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, ndërsa një premtim të pambajtur të Thaçit dhe një të Pacollit.

Lëvizja FOL e ka vlerësuar të pavërtetë deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, më 30 nëntor 2010 kur ka deklaruar “Kur jemi te mediat në Kosovë, janë më të lirat apo janë më të hapurat, apo janë një mendim i lirë i prezantuar si pak më kund në rajon. Shikoni Serbinë, shikoni Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë. Jemi më përpara”.

Raporti i Freedom House për vitin 2009 e vendoste median në Kosovë si pjesërisht të lirë dhe me renditje më keq se mediat në Rajon. Ndryshe raporti i fundit i Freedom House për vitin 2010 e vendos Kosovën në vendin e 53-të pra e fundit në Ballkan për sa i përket lirisë së medies. Në renditjen e përgjithshme tabelor Kosova zë vendin e 108 për Lirinë e medias nga 196 vende sa janë në listën e raportit të Freedom House.

Raporti përmend edhe presionin indirekt të Qeverisë në Media private dhe publike, mediat në funksion të qeverisë, madje edhe presionin e përbashkët të biznesit dhe qeverisë në media. Po ashtu edhe Asociacioni i Gazetarëve të Profesionist të Kosovës përmes një raporti thekson se mediet në Kosovë nuk janë të lirë.

Deklaratën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa se “Zotit Thaçi kurrë nuk do t’ia shtrijë dorën”, të bërë më 26 dhjetor 2010, Lëvizja FOL e ka konsideruar të pavërtetë, sepse Mustafa jo vetëm që i shtriu dorën Thaçit, por edhe bëri marrëveshje për siç u tha tejkalimin e krizës institucionale, për presidenten e vendit, për ndryshimet kushtetuese, si dhe për ndryshimet në sistemin zgjedhor.

Ndërkaq, të pavërtetë e ka konsideruar deklaratën e Behgjet Pacollit më 17 mars 2010” “Unë nuk kam ardhur aty, unë pasurinë time që e kam, nuk e kam përfituar në Kosovë asnjë cent, ju e dini mirë”.

E vërtetë është që pasuria e z. Pacolli nuk u krijua në Kosovë por deklarata tij se në Kosovë nuk ka përfituar asnjë cent është e pavërtetë. Kompania e tij “Mabetex” ka realizuar të paktën dy projekte të mëdha që janë financuar nga buxheti publik, rinovimin e Kuvendit të Kosovës dhe Pallatin e Rilindjes, të cilat ishin kontrata milionëshe.

Lëvizja FOL e ka renditur si premtim të pambajtur deklaratën e kryeministrit Thaçi “Unë kam lajm të mirë për të gjitha mediumet elektronike dhe të shkruara, nga janari i vitit të ardhshëm do të lirohen nga TVSH-ja”, më 30 nëntor 2010.

Sigurisht që kryeministri Thaçi ka dhënë këtë premtim në kohën kur kishim vetëm një ditë që po fillonte fushata zgjedhore. Tash jemi në muajin maj 2011 dhe mediet nuk janë liruar nga TVSH-ja dhe as që kemi vërejtur ndonjë hap në këtë drejtim nga qeveria. Duket që kryeministri këtë premtim do ta mbaj për zgjedhjet e ardhshme sikurse shumë premtime të tjera.

Si premtim të pambajtur Lëvizja FOL e ka renditur edhe deklaratën e kryetarit të AKR-së, Behxhet Pacolli, i cili më 7 dhjetor 201 ka deklaruar se “Do të reduktojmë numrin e ministrive në 11, e pas disa viteve vetëm 6 ministri, qeverisja do të decentralizohet, jo në qendër”.

Edhe ky mbetet vetëm një premtim i pambajtur i zotit Pacolli dhe si rezultat sot kemi një qeveri, e cila i ofrohet Kuvendit të Kosovës me poste të ministrave dhe të zëvendës të tyre.

Ndërkohë që, zoti Pacolli negocioj për disa javë për të marrë një vend të zëvendëskryeministrit, që çuditërisht ishin pesë të tillë dhe me këtë të fundit u bëne gjashtë. Vendi ka 18 ministri aktualisht, por me trendin e marrëveshjeve për koalicion shumë shpejt do të rriten në 19 të tilla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)