25 Prill 2024

FOL lanson Platformën e Krahasimit të Pasurisë për zyrtarët publik nga viti 2010-2019

Prishtinë, 25 korrik – Lëvizja FOL ka lansuar sot Platformën e përditësuar për Krahasimin e Pasurisë për zyrtarë publikë për vitet 2010-2019 www.deklarimi.org.

Platforma për krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë përfshin rreth 500 zyrtarë të lartë publik, ku për secilin në mënyrë individuale qytetarët e Kosovës mund t’i krahasojnë rritjen e pasurisë së tyre ndër vite, pra gjatë periudhës që kanë pasur një post publik.

Mexhide Demolli – Nimani, drejtore ekzekutive e Lëvizjes FOL tha se kjo platformë do t’i mundësojë gazetarëve, qytetarëve dhe hulumtuesve të bëjnë krahasimin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik në mënyrë automatike, nga viti 2010 deri në vitin 2019.

“Përmes filtrave të ndryshëm kjo platformë ofron mundësinë e krahasimit të pasurisë për secilin zyrtar apo edhe krahasimin e pasurisë në mes të tri legjislaturave të Kuvendit të Kosovës, krahasimin e pasurisë së zyrtarëve të qeverisë nga Qeveria Thaçi 2, Qeveria  Mustafa dhe Qeveria Haradinaj”, tha ajo.

Kjo platformë ju mundëson që të shihni se cilët janë 10 zyrtarët me rritjen më të madhe të pasurisë në tri vitet e fundit.

Përveç kësaj, Platforma ju shërben hulumtuesve për identifikimin e zyrtarëve të cilët kanë më shumë se një burim të të ardhurave. “Këtu vlen të theksohet se një numër i madh i zyrtarëve publikë deklarojnë se kanë aksione në kompani të ndryshme, mirëpo nuk i deklarojnë të hyrat që i marrin nga to. Njësoj vlen të theksohet edhe për shumë zyrtarë të tjerë që deklarojnë se kanë funksione në parti politike por nuk deklarojnë të ardhura nga pozitat që i kanë në parti” tha Demolli-Nimani.

Në këtë Platformë të gjithë zyrtarët janë ndarë në katër kategori: Krerët e shtetit ku hyjnë: Presidentët, Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrat dhe zëvendëskryeministrat që kanë qenë nga viti 2010 deri në vitin 2019.

Në kategorinë Deputet hyjnë të gjithë deputetet e tri Legjislaturave të fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në kategorinë Ministra hyjnë të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat e tri Qeverive të fundit në Kosovë.

Dhe kategoria e fundit është kryetarët e komunave ku hyjnë të gjithë kryetarët e komunave që kanë qenë në këtë pozitë gjatë viteve 2010 - 2019.

Të dhënat e prezantuara në platformën www.deklarimi.org janë marrë nga formularët e deklarimit të pasurisë të publikuar në Agjencinë Kundër Korrupsion. 


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)