25 Prill 2024

Florin Krasniqi padi kundër Hashim Thaçit

Prishtinë, 17 nëntor - Anëtari i lëvizjes ''Vetëvendosje'', Florin Krasnqii, dorëzoi të mërkurën në gjykatën komunale në Prishtinë një padi kundër liderit të PDK-së, Hashim Thaci, për akuzat publike, që i janë drejtuar atij dhe familjes së tij.

Krasniqi tha se në aktakuzë janë përfshirë 14 pika. Sipas Krasniqit akuzat publike të PDK-së ndaj familjes së tij kanë qenë të rënda dhe të papranueshme.

Radio Kosova ka kontaktuar përfaqësuesit për shtyp të Partisë Demkratike të Kosovës për të marrë reagimet e kësaj partie lidhur me aktpadinë e Florin Krasniqit, por ka marrë përgjigje se kjo është një akuzë private kundër kryeminsitrit Thaçi dhe si tillë duhet të trajtohet.

Zyrtarë të kësaj partie kanë thënë që ka mundës që rreth kësaj çshtje të prononcohet vetë kryeministri Thaçi i cili ndodhet në fushatë elektorale në Rahovec.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)