20 Prill 2024

Fillon votimi përmes postës

Prishtinë, 19 shtator - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot (e enjte, 19 shtator) ka filluar periudha e Votimit Përmes Postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë periudhës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit (30 gusht – 10 shtator) ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre: 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës; 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit dhe 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues.

Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.

Në këtë vegzë: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/ janë të publikuara të gjitha informacionet lidhur me këtë proces.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)