16 Prill 2024

Fillon Java e Gruas

Prishtinë, 19 mars - Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me mbështetje të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID) organizon Javën e Gruas 2018, një  ngjarje vjetore që ka filluar si pilot projekt në vitin 2012.

Java e Gruas është ngjarje kombëtare që mbledhë 130 pjesëmarrës në baza ndër-partiake dhe ndër-etnike, përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias si dhe nga akademia.

Java e Gruas synon të bëjë bashkë gra dhe burra nga Kosova për të diskutuar çështjet me rëndësi për qytetarët, duke ofruar mundësi rrjetëzimi si dhe të zhvilloj më tutje shkathtësitë e tyre si liderë të ardhshëm.

Programi i Javës së Gruas 2018 ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e pjesëmarrësve në lidhje me domosdoshmërinë e një qeverisje llogaridhënëse dhe të përgjegjshme në Kosovë.

Ky edicion i Javës së Gruas do të ofrojë diskutim në panele dhe punëtori për ngritjen e shkathtësive në tema relevante si integriteti i partive, transparenca e qeverisë, korrupsioni, ekstremizmi radikal, integrimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, të drejtat pronësore, mediat sociale dhe edukimi demokratik.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që së bashku të marrin informacione, të ekspozohen dhe të rrjetëzohen me ekspertë dhe vendimmarrës nga institucionet qeveritare, për të identifikuar dhe ofruar rekomandime për përfshirje më të madhe të grave në sigurimin e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së qeverisjes në Kosovë.

Po ashtu do te diskutohet integriteti i Partive Politike si vlerë themelore për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie.

Partitë politike në Kosovë përballen me kritika të ashpra publike për mënyrën se si trajtojnë reformat gjyqësore, për mënyrën se si financohen partitë politike dhe për perceptimin publik mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Disa parti kanë ndërmarrë hapa për të vendosur rregulla të cilat do t’i parandalonin dhe adresonin këto çështje.

Mungesa e standardeve të qarta të integritetit brenda partive politike krijon mundësi për nepotizëm, shkelje të normave dhe rregullave etike, si dhe korrupsion.

Gjatë këtij sesioni pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë dhe të shqyrtojnë integritetin e praktikave të brendshme të partive të cilat ndikojnë në mënyrën se si zyrtarët e partive përfshihen dhe promovohen brenda partisë dhe pastaj emërohen si zyrtarë publik.

Gjithashtu, pjesëmarrësit do të shqyrtojnë rolin kyç që anëtaret gra të partive kanë në formulimin dhe zbatimin e standardeve të integritetit në partitë politike. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)