19 Prill 2024

FER: Mos serioziteteti i qeverisë lë Kosovën pa viza

Prishtinë, 4 nëntor - Partia Fryma e Re uron Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën për suksesin e arritur në liberalizimin e vizave dhe njëherit shpreh keqardhjen për pozitën e Kosovës karshi këtyre proceseve.

Përderisa Qeveria ka deklarauar se Kosova brenda muajit shtator do ta marrë strategjinë që duhet ndjekur për t’u arritur liberalizimi i vizave, kjo së fundmi është mohuar zyrtarisht nga Komisioni Evropian.

Puhie Demaku ka reaguar duke thënë se: “Është për keqardhje mënyra se si popullit i komunikohen të dhëna të pasakta. Nga deklarata e KE-së del se Qeveria ka dështuar t’i përmbushë kriteteret e paracaktuara nga Bashkimi Evropian, e pasojat e kësaj po i vuajnë 2 milionë njerëz. Kjo, edhe një herë, e dëshmon  josinqeritetin dhe jokompetencën e institucioneve të Kosovës.”

Partia Fryma e Re konsideron se është e padrejtë që për shkak të neglizhencës së institucioneve të ndëshkohet populli i Kosovës, përderisa vendet e rajonit po ecin me një tempo të shpejtë drejt Bashkimit Evropian.

Liberalizimi i vizave dhe e ardhmja evropiane janë një nga shtyllat kyçe të programit të Partisë Fryma e Re dhe për këtë është punuar me kujdes të veçantë nga ekspertët e kësaj lëmie.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)