20 Prill 2024

FER: KQZ duhet ta zgjasë afatin e regjistrimit për diasporën

Prishtinë, 17 nëntor - Gjatë ditëve të fundit, Partia Fryma e Re ka deklaruar se ka marrë porosi të shumta nga diaspora për pamundësinë e votimit dhe vështirësitë, në të cilat ata hasin gjatë procesit të regjistrimit.

Partia Fryma e Re i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta zgjasë afatin e regjistrimit për diasporën dhe ta lehtësojë sa më shumë procedurën për regjistrim dhe votim.

Shpend Ahmeti, kryetari i Këshillit Drejtues në FER ka potencuar: “Ne nuk i dimë arsyet pse qeverisja e tanishme kosovare, përmes politikave të
përfitimit, më së shumti i ka goditur ata që më së shumti e kanë ndihmuar
dhe e kanë mbajtur gjallë Kosovën. Këto politika duhet të ndryshojnë dhe
edhe tani diaspora mund të jetë në krye të ndryshimeve”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)