21 Nëntor 2018

Fenomeni i vdekjeve në vendin e punës shënon rritje

Prishtinë, 23 tetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur sot konferencë për media në të cilën ka paraqitur rekomandime lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës.

Florent Spahija nga KDI ka theksuar se gati çdo muaj në Kosovë raportohet për raste të reja të humbjes së jetëve të punëtorëve, kryesisht në sektorin e ndërtimit të lartë. Ai ka informuar se edhe në KDI gati çdo ditë pranohen thirrje nga qytetarët që ankohen për shkeljet e të drejtave të tyre në punë kryesisht në sektorin privat, por pa e përjashtuar as atë publik, i cili ka thënë se do të duhej të ishte shembull i respektimit të të drejtave të punëtorëve nga marrëdhënia e punës.

“Fenomeni i vdekjeve në vendin e punës ka shënuar rritje në vitet e fundit, për shkak të hovit në rritje të ndërtimeve në çdo pjesë të Kosovës dhe mundësisë për t’u punësuar në këtë sektor për shkak të kërkesës së sektorit për fuqi punëtore të pa kualifikuar. Shumë punëtorë inkuadrohen në sektorin e ndërtimit edhe përkundër kushteve jo të mira të punës dhe pasigurisë në punë që mbretëron tash e një kohë në këtë sektor sidomos”, ka thënë Spahija.

Duke folur rreth faktorëve që çojnë në vdekjet në vendin e punës ai ka potencuar se ata mund të jenë të ndryshëm, por e përbashkëta e tyre është: mungesa e sigurisë në kryerjen e detyrave dhe neglizhenca e punëdhënësit në ofrimin e kushteve për punë si dhe neglizhenca e Inspektoratit të Punës në mbikëqyrjen edhe parandalimin e rasteve të tilla.

Në përpjekje për të siguruar një vend pune, qytetarët ballafaqohen me shumë padrejtësi dhe shkelje.  Spahija bëri të ditur se ankesat e qytetarëve të raportuara në KDI për sektorin privat flasin raste kur punëtori me një njoftim të thjeshtë ka mbetur pa vendin e tij të punës, kur punëtorit nuk i respektohet orari i punës apo nuk i është bërë pagesa për punën jashtë orarit, zvogëlim i pagës pa paralajmërim, dhënie e pagës nën nivelin e pagës mesatare, vonesa në pagesë deri në tre muaj, punë 24 orëshe pa ndërprerë, për mos pagesë të kontributeve pensionale dhe mos dhënie të pushimeve në fundjavë, gjatë festave zyrtare apo pushimit vjetor, por edhe shumë raste të tjera.

Po ashtu ka nënvizuar se KDI duke u marr vazhdimisht me problematikën e diskriminimit të punëtorëve dhe mos respektimin e të drejtave të punëtorëve rekomandon si më poshtë:

-Secili punëtor i pa kualifikuar që punon një profesion të zanatit, duhet të detyrohet që të kualifikohet dhe të merr certifikatën e kualifikimit nga Agjencia e Punësimit;

-Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Inspektoratin e Punës të punoi në harmonizimin e legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian;

-Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria e Kosovës/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes buxhetit të parasheh vazhdimisht rritjen e numrit të Inspektorëve të Punës dhe pagave të tyre;

-Inspektorati i Punës të rrit numrin e inspektimeve në terren;

-Inspektorati i Punës të vazhdoi me kampanja vetëdijësuese mbi të drejtat e punëtoreve dhe shkeljet e mundshme për punëdhënës dhe punëtor;

-Inspektorati i Punës duhet të ofroj mundësi që punëtorët të paraqesin ankesat e tyre në mënyrë anonime dhe ankesat e njëjta të merren parasysh.

-Inspektorati i Punës duhet të rrit nivelin e transparencës  duke bërë publike në ueb faqe të gjitha vendimet që i merr;

-Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me ndihmën e Odave Ekonomike duhet të krijoj mekanizmat që detyrojnë edhe kompanitë private të kenë organizime sindikale;

-Qeveria e Kosovës së bashku me Sindikatat e punëtorëve por edhe sektorin privat duhet ta përpilojnë kontratën kolektive dhe ta nënshkruajnë atë;

-Gjykatat duhet të përmbahen afateve ligjore dhe çështjet e punës duhet ti trajtojnë me efikasitet dhe prioritet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Delegacionit të Qeverisë Gjermane Dirk Schattschneider nënshkruajnë Protokollin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë, ku me këtë rast konfirmohen zotimet e Qeverisë Gjermane për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitet 2018-2019, në vlerë prej 60.05 milionë euro. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P-32, ora 9:30)

-  Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Objekti i Komunës së Vitisë, ora 9:30) 

- Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me International Finance Corporation lansojnë versionin e përditësuar të Regjistrit Qendror të Lejeve dhe Licencave. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:45) 

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me vonesat në përmbushjen e agjendës legjislative, rojeksionet buxhetore të Ministrisë së Punës si dhe zatimi i Ligjit për personat e dhunuar gjatë luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 302, ora 10:00)

- Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Civil Rights Defenders organizon Samitin e Romëve të Ballkanit Perëndimor 2018. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do ta vizitojë ndermarrjen "Horrikultura". (Objekti i Hortikulturës pranë brigades se zjarrfikësve në rrugën "Tahir Zajmi", ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e RepublikÑ‘s së KosovÑ‘s për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”,  Let’s Do It do të organizoj tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave të komunave të rajonit të Gjilanit në fushatën e pastrimit nga data 15 shtator e deri më tani. (Restorant “Vali Ranch” në Gjilan, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, ish-UD Drejtorit të Departamentit të Aviacionit Civil, Ismail Berisha, Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror Bahri Nuredini dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkelzen Sopjani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjën Arbëria, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Xhavit Ahmetit, në 22 vjetorin e vdekjes së tij. (Varrezat e Prishtinës, lagjja Arbëri, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu. (Objekti i Komunës së Podujevës, ora 11:30)

- Promovohet libri me titull "Roli i Drejtorisë së Arsimit në Reformimin e Shkollës dhe Arsimit në Klinë 1999-2017” i autores Suzan Gjergji. (Qendra e Kulturës” Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e përbashkët e përurimit të vënies në zbatim të Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve në gjykatat dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës. (Objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt, ora 13:00)

- Bëhet promovimi i librit të historianit,Valon Jashari “Kryengritja Çlirimtare në Kosovë Lindore gjatë viteve 1999-2001". (Biblioteka Kombëtare ‘Pjetër Bogdani”,  ora 15:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Nën Presion - Fakte nga arkitektura socialiste në Shqipëri" nga Gjergj Islami dhe Denada Veizaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, mbanë konferencë për media. (Objekti i çerdhës në Kodrën e Trimave, )