29 Mars 2024

Feith thirrje serbëve të marrin pjesë në zgjedhje

Prishtinë, 30 nëntor - Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 12 dhjetor në Kosovë.

Ai është shprehur se shpreson në një pjesëmarrje të madhe të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

“Me pjesëmarrjen në zgjedhje serbet marrin interesin e tyre në duar të tyre. Me kohë do të përmirësoohet edhe bashkëpunimi rajonal dhe në lidhje me Beogradin”, i ka thënë Feith një radioje lokale serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se decentralizimi nuk ka përfunduar dhe se prioritet është formimi i komunës së Mitrovicës Veriore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)