20 Prill 2024

Feith: Marrëveshja mund të hapë një epokë të re të qeverisjes

Prishtinë, 7 prill - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) mirëpriti sot marrëveshjen e shpallur mbrëmë e cila ofron perspektivën për zgjedhjen e shpejtë dhe të  rregullt të Presidentit të Republikës  dhe hap rrugën për reformën  e pranuar reciprokisht  të procesit zgjedhor.

ICR Pieter Feith tha: “Unë i uroj  udhëheqësit e  përfshirë për përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj progresit politik dhe shpresoj se koalicioni qeveritar tani do të mund të  përqendrohet në adresimin e sfidave të rëndësishme të politikave që  kanë ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve.

Kjo sipas tij mund të hapë një epokë të re të qeverisjes më përfshirëse dhe konsensuale, në të cilën të gjithë aktorët mund të japin kontributin e tyre.

“Unë dëshiroj të përgëzoj Pacollin për shërbimin e tij të përkushtuar dhe dinamik si President i Republikës së Kosovës gjatë muajit të fundit dhe për qëndrimin e tij dinjitoz gjatë tërë periudhës së fundit. “

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)