26 Prill 2024

Feith kërkon qeveri kredibile, pa njerëz që janë nën hetime

Prishtinë, 24 janar - Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, ka kërkuar haptazi që pretendenti për formimin e qeverisë se re Hashim Thaçi, të lërë jashtë qeverisë njerëzit e partisë së tij ndaj të cilëve po zhvillohen hetime.

Në një intervistë për Alsat, Feith ka thënë se do ta kishte shumë të vështirë që të zhvillojë raporte me njerëzit që janë nën hetime, në rast se ata përfshihen në qeverinë e re. Dhe, për këtë, ai ka thënë se e ka njoftuar edhe vet Thaçin.

“Ajo çka më siguri do të ndihmonte në ketë drejtim është që qeveria të përbëhet nga njerëzit që kanë nivelet më të larta të udhëheqjes etike dhe qeverisjes politike”, ka thënë Feith.

Me fjalë të tjera, ajo çka kërkohet sipas tij janë njerëz që janë të pastër, që nuk janë të akuzuar, që nuk janë nën hetime, njerëz që kanë aftësi dhe kompetenca teknike për tu marrë me çështjet me të cilat ballafaqohet Kosova, njerëz të cilët e kanë besimin e qytetarëve të Kosovës dhe që gëzojnë besueshmëri edhe jashtë Kosovës.

\"Pra, një qeveri e klasës së parë dhe me nivel të lartë etik dhe politik do të ishte e rëndësishme për të garantuar kredibilitetin dhe legjitimitetin që duam ta kemi”, ka thënë Feith.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)