19 Prill 2024

Feith: Çështja e statusit nuk mund të hapet

Beograd, 21 qershor - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith ka thënë së nuk dëshiron të spekulojë mbi atë se cili do të jetë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës, por mendon se pas dhënies së mendimit nga GJND, nuk do të hapet çështja e statusit dhe se mundësia e ndarjes është opsion i përjashtuar.

Feith ka thënë për mediat serbe se mendimi këshillues i GJND-së ofron mundësi për dialog konstruktiv ndërmjet Prishtinës e Beogradit, dhe kjo është ajo që dëshiron të shohë Brukseli.

"Si përfaqësues Civil Ndërkombëtar, duke folur në emër të vendeve që e kanë njohur Kosovën, më duhet të theksoj se nuk do të jetë e mundur që sërish të hapet çështja e statusit, ndërsa dialogu i mëtejshëm nuk duhet të ketë për qëllim ndarjen e Kosovës. Ekzistojnë vija të kuqe të caktuara, të cilat duhet të kihen në mendje", ka thënë Feith.

Përfaqësuesi ndërkombëtar ka thënë gjithashtu se Serbia nuk duhet të ketë institucione paralele në territorin e Kosovës nëse dëshiron t'i afrohet Bashkimit Evropian. "Vendet anëtare të B- së nuk kanë institucione paralele në territoret e fqinjëve të tyre", ka thënë Feith.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)