25 Prill 2024

Familja Rugova refuzon ofertën e Isa Mustafës

Prishtinë, 10 nëntor - Ukë Rugova, familja dhe bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit historik Ibrahim Rugova, refuzojnë ofertën e Isa Mustafës për t’iu bashkëngjitur listës së LDK-së në zgjedhjet parlamentare.

Në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga familja Rugova, thuhet se ata shprehin gatishmërinë për ta rikthyer LDK-në në partinë kryesore, dhe për të rikthyer frymën rugoviane, por sipas tyre, kjo është refuzuar vazhdimisht nga Isa Mustafa dhe kryesia e LDK-së.

“Oferta që i është bërë Ukë Rugovës nga Isa Mustafa dhe kryesia e re e LDK-se, që ai të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së si ‘obligim moral\'’ që kanë ndaj tij, është ofenduese dhe poshtëruese për vetë Ukën, familjen e presidentit Rugova, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët dhe adhuruesit e presidentit historik Ibrahim Rugova”, thuhet në këtë deklaratë.

\"Me keqardhje konstatojmë se Kuvendi zgjedhor i LDK-së me përzgjedhjen e udhëheqësisë të saj të ardhme, nuk përkrahet nga familja e presidentit Rugova, ngase në këtë përzgjedhje favorizohen individë, të cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë në rënien e përkrahjes për LDK-në, de-rugovizmin dhe regjionalizimin e kësaj partie, duke lënë jashtë bashkëpunëtorët e vërtetë të presidentit Ibrahim Rugova. Kjo parti sot, thuajse nuk ka asgjë të përbashkët me frymën rugoviane dhe vizionin e presidentit Rugova\", vazhdohet më tej.

Po ashtu, thuhet se përdorimi apo mospërdorimi i figurës së Ibrahim Rugovës nga kjo udhëheqësi e LDK-së, le të mbetet çështje e moralit politik të saj.

\"Familja e presidentit Rugova distancohet nga çdo veprim i kësaj udhëheqësie të LDK-së deri në reformimin e mirëfilltë të brendshëm të kësaj partie\", thuhet në komunikatën e leshur nga zonja Fana, Mendimi, Teuta dhe Ukë Rugova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)