25 Prill 2024

Fajon: As Kosova nuk mund të mbetet e izoluar

Prishtinë, 8 nëntor - Raportuesja e parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, thekson se pas liberalizimit të  vizave për Shqipërinë  dhe Bosnjën, as Kosova nuk mund të mbetet e izoluar.

Njerëzit më shumë se kurr duhet të ndihen të lirë është koha që Komisioni Evropian të dal  me udhëzime të qarta dhe të gjejë një zgjidhje sesi të përfshijë Kosovën në regjimin pa viza", ka thënë Fajon në një komunikat  për media.

Ajo ka ritheksuar se Kosova nuk guxon të mbetet "një vrimë e zezë në hartë në Ballkanit Perëndimor".

Qeveria në Prishtinë, thotë ajo, ka për të kaluar një pjesë të  rëndësishme të rrugës deri në heqjen e vizave, por njerëzve u nevojitet perspektivë e qartë  evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)