23 Prill 2024

Exit Polli: LDK dhe VV prijnë me 30%

Prishtinë, 6 tetor - Mbi 1 milionë e 972 mijë e 466 qytetarë me të drejtë vote sot patën mundësinë që të votojnë për subjektin e tyre të preferuar dhe pesë kandidatët për deputetë në përbërjen e ardhshme të parlamentit të Kosovës

Qytetarët me të drejtë vote të Republikës së Kosovës e kanë shprehur vullnetin e tyre qytetar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, që paraqet një projeksion [anketim i votuesve pasi kanë dalë nga vendvotimet] dhe jo rezultate zyrtare, partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu:

1: LDK dhe Vetëvendosje me 30%

2: PDK  me 22.28%

3: AAK-PSD  me 10.58%

4: Nisma – AKR  me 4.41%

Të tjera: 2.20%
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)