29 Mars 2024

Evidentohen sërish shkelje të kushtetutës

Prishtinë, 1 mars - Procedurat e zgjedhjes së presidentit dhe protokolli që u ndoqen gjatë votimit në Kuvendin e Kosovës gjatë votimit të Presidentit dhe Qeverisë, vazhdohet të gjenden serish shkelje te Kushtetutës së Kosovës.

Vëzhguesit konstatojnë se pas votimit nuk u respektua asnjë protokoll, shkelja e të cilit çoi madje në uljen e presidentit në karrigen e deputetit e më pas edhe pjesëmarrjen e tij në votimin qeverisë së re.

Protokolli parashikon vendosjen e himnit të vendit pas zgjedhjes së presidentit të shtetit dhe vendosjen e karriges së tij pranë asaj të kryeministrit. Por asnjë nga këto hapa nuk u ndoq dhe sipas mediave, Pacolli u detyrua të ulej në karrigen e deputetit pasi nuk kishte se ku të ulej.

Por shkeljet e protokollit shkojnë edhe më tej, pasi me përjashtim të mbrojtjes fizike të kreu të shtetit, asgjë tjetër nuk ishtë përgatitur.

Kryetari i Kuvendit duhet të drejtonte pjesën tjetër të ceremonisë që do të vijonte në rezidencën presidenciale.

Kështu, duke shkellur çdo procedurë, Kuvendi votoi menjëherë qeverinë, ku mori pjesë edhe Presidenti i Shtetit, veprim ky që bie ndesh me Kushtetutën e vendit.

Në presidencë bëjnë me dije se gjithçka ishte përgatitur për të dështuar zgjedhja e presidentit për ta çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, e jo për të krijuar institucionet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)