25 Prill 2024

EULEX të këtë rol të rëndësishem në zgjedhjet e 12 dhjetorit

Prishtinë, 12 nëntor  - Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur në takim zëvendësshefin e EULEX-it, Andy Sparks, të cilit i uroi detyrën e re si zëvendësshef i EULEX-it.

“Sparks ka një njohuri të mjaftueshëm për Kosovën dhe për zhvillimet në Kosovë, është pjesë e ndërtimit të institucioneve tona dhe ndërtimit të imazhit pozitiv për Kosovën dhe ka përfaqësuar me dinjitet një shtet shumë mbështetës për Kosovën. Tani ai ka një detyrë shumë me rëndësi, për sundimin e rendit dhe ligjit në vendin tonë”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi.

Në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit me EULEX-in, në bashkëpunimin në ndihmën ndërkombëtare juridike që mund ta kemi nga vendet që e kanë njohur Kosovën, por edhe nga ato që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e saj.

“Ne nuk guxojmë të mbesim peng nëse dikush e ka njohur apo jo Kosovën për krijimin e bashkëpunimit ndërkufitar, ngase luftimi i dukurive negative tejkufitare, duhet të jetë në çdo rast dhe në çdo kohë”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi.

Po ashtu, gjatë takimit është biseduar edhe për krijimin e kushteve sa më të mira në kohën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Kosovën, për rolin që do ta ketë EULEX-i në tërë Kosovën, në veçanti në krijimin e kushteve që në pjesën veriore të Kosovës të votojnë të gjithë ata qytetarë të Republikës sonë që e kanë vullnetin ta bëjnë një gjë të tillë.

“Unë dua të besoj që tani ka një frymë të mirë për bashkëpunim, ka një ambient të mirë për të gjitha çështjet tjera, por ka edhe një frymë të mirë për bashkëpunim edhe personal me Sparks dhe me të tjerët në EULEX”, theksoi zëvendëskryeministri Kuçi.

Ndërkaq, nga ana e tij, zëvendësshefi i EULEX-it, Andy Sparks theksoi edhe njëherë përkrahjen që EULEX-i dëshiron të japë për zgjedhjet, që do të mbahen në dhjetor dhe sigurinë që sjellin këto zgjedhje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)