19 Prill 2024

EULEX-i bastisë kompaninë “PPMD”

Prishtinë, 30 shtator - EULEX-i njofton se ka kryer sot një bastisje në kompaninë “PPMD”, në Shtërpcë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionin. 

“Sot, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit e Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit ka bastisur kompaninë PPMD në Shtërpcë.  Bastisja është bërë në lidhje me hetimet penale për larje të parave, shmangie të tatimit dhe krim të organizuar”, thuhet një njoftimin e EULEX-it.

Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Hetimet është duke i udhëhequr Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)