24 Prill 2024

ENEMO kërkon hetime për mashtrimet zgjedhore

Prishtinë, 12 janar - Në një konferencë për media vezhguesit e ENEMO-së për zgjedhjet e përsëritura të 9 janarit kanë deklaruar se numri i madh i parregullsive gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës kanë ndikuar dukshëm ne besimin e procesit demokratik në Kosovë.

Thyerja e fshehtësisë së votës përmes votimit familjar ose në grup, ka qenë rregull dhe jo përjashtim në shumë vende, gjë që është raportuar nga vëzhguesit e ENEMO-s në 38% të vendvotimeve të vizituara në rivotimin e 9 janarit.

Këto shkelje serioze të procedurës sipas vezhguesve te ENEMO-së duket se janë pranuar dhe nuk kishte përpjekje nga personeli i vendvotimeve për ndalimin e sjelljes së parregullt zgjedhore. Incidentet e ngjashme dhe pretendimet për veprime mashtruese në zgjedhjet e 12 dhjetorit japin pasqyrë të zymtë për ardhmërinë e proceseve demokratike në Kosovë.

Më tej, rastet e frikësimit dhe presionit mbi vëzhguesit vendas janë raportuar në ENEMO, duke iu shtuar dobësive tjera gjatë procesit.

Pas procesit zgjedhor të 12 dhjetorit 2010, Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa (PZAP) ka përcjellë mbi 100 ankesa në prokurori për hetim të mëtejshëm.

Për ta rritur nivelin e besimit në këtë proces, Misioni ENEMO i nxit autoritetet që ta sigurojnë hetimin për të gjitha rastet e lidhura me mashtrimet zgjedhore, duke i ndjekur dhe kërkuar përgjegjësi në kohën e duhur nga ata që kanë kryer vepra të këtilla.

Për ta ndryshuar kuptimin e mosndëshkimit të mashtrimeve zgjedhore, është me rëndësi qenësore që të gjitha rastet e 12 dhjetorit 2010, si dhe rastet e mbetura të vitit 2007 dhe 2009 të trajtohen në mënyrë efikase dhe transparente.

Për zgjedhjet e 9 janarit, Komisioni qendror zgjedhor ( KQZ) dhe Sekretariati i kanë menaxhuar në mënyrë të kënaqshme të gjitha aspektet teknike të procesit zgjedhor me materialet e rëndësishme dhe të ndjeshme, në kohën e duhur.

Mbledhjet e këshillit të KQZ-së kanë qenë të hapura dhe janë vijuar nga vëzhguesit dhe përfaqësuesit e mediave.

Por, puna e KQZ-së është ndikuar nga përkatësia partiake e anëtarëve të Komisionit. Nevojitet përforcimi i mëtejshëm i integritetit të KQZ-së në procesin e vendim-marrjes, përmes zvogëlimit të ndikimit të partive politike mbi punën e saj.


ENEMO e nxit Grupin punues për zgjedhje të vazhdojë me punë, me qëllim të reformimit të kornizës ligjore.

Autoritetet e Kosovës nxiten për sigurimin e zbatimit efikas të ligjeve, në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe praktikën e mirë zgjedhore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)