25 Prill 2024

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë përkrahje për Kosovën

Prishtinë, 27 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti në takim Khalid Khalifa A. Rashed Al-Mualla, ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Turqi, jorezident për Kosovë, i cili solli letrat kredenciale.
 
Presidenti Sejdiu e vlerësoi lart rëndësinë që ka njohja e Republikës së Kosovës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe përkrahjen e vazhdueshme që ky vend po jep për sigurimin e njohjeve të reja, veçmas nga vendet e Konferencës Islamike.


“Në emër të qytetarëve dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh mirënjohjen tonë të përhershme për mbështetjen e vazhdueshme që kemi pasur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila për ne është shumë domethënëse”, tha Presidenti Sejdiu.


Ndërsa, ambasadori Khalid Khalifa A. Rashed AL Mulla u zotua se do të angazhohet edhe më tej për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës. Ai shprehu përkushtimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për ta përkrahur Kosovën edhe në të ardhmen, duke nxitur biznesmenët e këtij vendi që të shtrijnë veprimtarinë e tyre në Kosovë dhe ta ndihmojnë rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit tonë.
 
Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të të dyja vendeve në arsim, shkencë dhe kulturë, ndërsa bashkëbiseduesit u pajtuan se tanimë ka mundësi që të bëhet më shumë punë në këto fusha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)