29 Mars 2024

Emiratet Arabe lobojnë për njohjen e Kosovës

Prishtinë, 27 prill -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi ka pritur sot ambasadorin jorezident të Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovë, Khalid Khalifa A. Rashed Al-Mualla, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe dy parlamentave respektive, si dhe për ndihmën e këtij shteti për njohje të Kosovës nga vende të ndryshme të arabe e islamike.

 Kryeparlamentari Krasniqi duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Al  Mualla në Kosovën e pavarur, ka falënderuar Emiratet e  Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe sidomos për njohjen e saj të shpejtë.

 “Jemi shtet i ri, prandaj presim njohje nga sa më shumë vende të botës”, ka theksuar Krasniqi, i cili është shprehur i bindur se Emiratet e Bashkuara Arabe  do të ndikojnë në vendet e Gjirit Persik e më gjerë për ta njohur shtetin e Kosovës. 

Duke folur për interesin e ndërsjellë për bashkëpunim në  shumë fusha të jetës, Krasniqi ka pohuar faktin që Kosova është vend me perspektivë zhvillimi për shkak të resurseve të shumta natyrore dhe humane që ka.

 Ambasadori jorezident i Emirateve të Bashkuara Arabe për Kosovë, Khalid Khalifa A. Rashed Al-Mualla, duke falënderuar kreun e Kuvendit të Kosovës për pritjen e ngrohtë që i kishte rezervuar, është shprehur se ndodhet këtu për ta mbështetur Republikën e Kosovës dhe vëllezërit kosovarë.

Ai ka theksuar se qeveria e vendit të tij po punon shumë për njohjen e Kosovës nga vende të ndryshme arabe dhe islamike, ndërkaq, ka premtuar edhe bashkëpunim të mirë në lëmin e ekonomisë dhe të shëndetësisë. Al-Mualla ka paralajmëruar vizita në një kohë të afërt të grupeve të afaristëve nga vendi i tij, për të parë mundësitë e investimeve në Kosovë. 

Në takim, ndërkaq, është parë e nevojshme intensifikimi i i vizitave të bartësve të funksioneve të ndryshme shtetërore të të dy vendeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)