20 Prill 2024

Edhe me kampanja parazgjedhore politikanët duhet të dëshmojnë etikë e moral

Prishtinë, 6 shtator - Jemi dëshmitarë të një politizimi të skajshëm të shoqërisë kosovare në këtë kohë të një kampanje të egër zgjedhore nga partitë politike që pretendojnë të hyjnë në garën për zgjedhje me 6 tetor të këtij viti.

Ish Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë së duhet të kuptohet që nuk mund të ecim përpara si shoqëri deri sa nuk identifikohet shkaktari i dështimit në forcimin e shtetit tonë dhe më pastaj të promovohen premtime utopike nga politikanët që pjesa dominuese e tyre kanë qenë dhe janë shkaktarët kryesor që kemi një ekonomi në një situatë katastrofike, kemi një shëndetësi që është për mjerim, kemi një arsim që është për tu shqetësuar sepse një shoqërie me arsim të shkatëruar ia varrosë ardhmërinë e saj, kemi një situatë politike që shumë më tepër është në interes të armiqëve të Kosovës se sa si perspektivë e ardhmërisë së qytetarit të Kosovës dhe kur dëgjon premitmet që bëhen është vërtetë shqetësuese, por e verteta tjetër është që në këto premtime përveq militantëve dhe fëmijëve të tyre më nuk i besojnë as qytetarët.

Fati i Kosovës sipas tij është që edhe përkundër sfidave që ballafaqohen qytetarët, kemi një vetëdije të tyre që është më ndryshe se në të kaluarën dhe besoj që kjo vetëdije do të reflektoj në zgjedhjet e 6 tetorit dhe forma e komunikimit të politikanëve në këtë kampanjë duke promovuar antivlerën si vlerë, të paditurit si të ditur, tradhtarin dhe shpiunin si trim dhe duke humbur kohë për ta hijeshuar vetëm të kaluarën është diqka që nuk i bën nder qytetarit të Republikës së Kosovës.

Gërxhaliu konsideron se në qoftë se nuk kuptohet sundimi i rendit dhe ligjit dhe vetingu në këtë sektor atëher të gjitha premtimet edhe po të jenë të realizuara, paraprakisht do të jenë të gjykuara për të dështuar.

Prandaj sic ka thënë ai është koha që me qytetarët të bisedohet në një formë më të avancuar, më njerëzore, më argumentuese dhe të përdoret pak moral dhe etikë në dialogim.

"Le të jetë moto e të gjithëve se si duhet të kthehet besimi i humbur në ardhmërinë e Kosovës, si duhet të promovohet Kosova për të jetuar dhe qëndruar këtu e jo për tu larguar dhe për të ikur, si dhe të forcohet partneriteti i Kosovës me shtetet mike në Evropë, Amerikë e gjetiu të cilat e kanë meritën e pakontestuar në bërjen e shtetit të Kosovës."

"Fokusohuni në promovim të zbatimit të ligjeve dhe sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, fokusohuni në edukim cilësor të depolitizuar dhe me vlera ndërkombëtare, fokusohuni në shëndetësinë dhe kthim të besimit të qytetarëve në shëndetësinë kosovare dhe jo si tani kur qytetarët e Kosovës kërkojnë mëshirë në spitalet e Turqisë, Maqedonisë, Shqipërisë por më e keqja edhe në atyre të Serbisë, fokusohuni në një politikë rajonale dhe integruese që forcon rolin e Kosovës qoftë në aspektin rajonal, qoftë integrues dhe europian dhe mbi të gjitha fokusohuni për të përmirësuar imazhin e Kosovës që është në pikën më të ulët që nga koha që ekziston Kosova".

"Mos të flitet shumë për luftë kundër korrupsionit sepse të paktë janë ata politikanë dhe parti politike që mund të kontribojnë në këtë proces, kur dihet që në formë direkte, indirekte apo perifere, të gjithë janë të kyÒ«ur nga skena politike përmes oligarëve biznesorë në këto afera korruptive dhe janë pjesë e korrupsionit", ka vlerësuar Gërxhaliu.

Prandaj sipas tij duhet të kuptohet që korrupsioni dhe hajnia nuk zgjidhen nga të korruptuarit dhe hajnat por kemi nevojë për një sinergji të re të njerëzve të pastër të cilët nuk e kanë qëllim vetëm pushtetin por janë të betuar të kontribojnë për shtetin.

"Dua që të besoj se në të ardhmen nuk do të ketë grupe të caktuara të interesit të vendosur nëpër digastere qeveritare dhe agjensione të ndryshme të paguara nga djersa e qytetarëve të Kosovës përmes buxhetit, të veprojnë kundër shtetit dhe vetëm në interesa të grupeve të caktuara biznesore të lidhura me politikën dhe në interes të politikës e në dëm të qytetarit dhe në fund besoj që është koha kur Kosova të forcoj partneritetin me institucionet më kredibile ndërkombëtare duke filluar nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim por edhe me vet Bashkimin Europian sepse partneriteti me këto institucione ka rëndësi për ardhmërinë e Kosovës qoftë në dimensionin ekonomik, politik, strategjik, integrues dhe në përmirësim të imazhit".

"Përdorimi dhe promovimi i popullizmit të mbështjellur me patriotizëm folklorik nuk është garancë e ndërtimit të ardhmërisë në interes të qytetarëve të Kosovës. Duhet të kuptohet që edhe popullizmi do të venitet një ditë dhe nuk mund ti ikim ballafaqimit me të vërtetën e cila duhet të garantojë ardhmëri e vizion si dhe kthim të besimit në Republikën e Kosovës."

"Me qytetarët duhet të bisedohet pak më ndryshe dhe ajo më ndryshe është gjuha e argumentit, gjuha e bindjes, gjuha e të besuarit, gjuha e shpresës në ardhmëri, gjuha e liberalizimit, gjuha e edukimit, gjuha e shëndetësisë dhe që  këto të thuhen nga politikanët në kampanjat zgjedhore atëher ata duhet të kenë pak etikë e moral në qoftë se ju ka mbetur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)