24 Prill 2024

Edhe Jahjaga në Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 12 prill - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe lëvizja “Vetëvendosje” do të paraqesin iniciativën në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Atifete jahjaga.

Nga kabineti i Krasniqit thuhet se Ambasadori amerikan, Christopher Dell, ka detyruar Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Behgjet Pacollin të nënshkruajnë marrëveshjen për tejkalimin e krizës institucionale në Kosovë, e cila drejtpërsëdrejti është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës për zgjedhjen e Presidentit.

“Nuk mundet të ndodhë që një marrëveshje, ligj, apo në këtë rast, dëshira e një diplomati, të jetë mbi Kushtetutën. Kryetari i Kuvendit shumë qartë ka paralajmëruar se çështja e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës nuk mund të definohet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar nga liderët e tri partive, por nga Kushtetuta”, ka thënë një burim i afërt me Krasniqin për të përditshmen serbe “Pravda”.

Sipas gazetës, Krasniqi do të jetë me një grup parlamentar të partisë së tij, PDK si dhe me lëvizjen “Vetëvendosje” për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit për zgjedhjen e Jahjagës për presidente të Kosovës.

“Qëndrimi i Kryeparlamentarit Krasniqi është që marrëveshja e arritur ka shfuqizuar Kushtetutën e Kosovës dhe se vendi që nga zgjedhja e Jahjagës është jo kushtetuesje. Se si dhe mbi çfarë baze është nënshkruar kontrata e cila është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Nenin 86 të Kushtetutës së Kosovës, do të jetë njëra prej pyetjeve që do t`i duhet t`i përgjigjet Gjykata Kushtetuese. Vetëm nëse Ambasadori amerikan Christopher Dell nuk e përdor mendimin dhe fuqinë e tij ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë burimi i gazetës “Pravda”, duke shtuar se Thaçi, Mustafa dhe Pacolli, duke e zgjedhur presidenten në këtë mënyrë, kanë shkelur Kushtetutën.

Mirëpo, për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)