06 Korrik 2020

EC apelon që institucionet të vendosen në ndërtesa publike

Prishtinë, 11 nëntor - Nisma për zhvendosjen e Presidencës së Kosovës në ndërtesën e ish-Komitetit në Prishtinë dhe bartja e MKRS-së dhe MBPZHR-së nga kjo ndërtesë në ndërtesa private me qira ka shkaktuar reagime të ndryshme gjatë ditëve të fundit.

Sipas raportimeve në media, kostoja e qirasë për vendosjen e ministrive përkatëse në ndërtesa private si dhe shpenzimet e adaptimit të tyre do të jenë barrë për buxhetin e Kosovës.

EC konsideron se Presidenca e Kosovës si institucion reprezentativ meriton të jetë e vendosur në një ndërtesë adekuate që përfaqëson vlerat e Kosovës.

Por në të njëjtën kohë përkujton se nisma aktuale për vendosjen e Presidencës së Kosovës në ndërtesën e ish-Komitetit me zhvendosjen e MKRS-së dhe MBPZHR-së në ndërtesa private nuk përkon me vendimmarrjen e Qeverisë së Kosovës, e cila 11 vite më parë pat marrë vendim për vendosjen e të gjitha institucioneve nga ndërtesat private në ndërtesa publike. Kujtojmë se ky vendim ishte marrë për kufizimin e shpenzimeve nga buxheti i Kosovës.

Për më shumë vendimi i datës 30 janar 2008 i Qeverisë së Kosovës që të gjitha institucionet që janë në ndërtesa private të vendosen në ndërtesa publike ishte nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi, aktualisht President i Kosovës.

Duke marrë për bazë faktin se vet z. Thaçi kishte marrë vendim që të gjitha institucionet që janë në ndërtesa private të vendosen në ndërtesa publike, EC Ma Ndryshe i bën thirrje Presidentit të Kosovës sikurse edhe Qeverisë së Kosovës respektivisht MAP-it që të ndërmarrin veprime të duhura që bartja e institucioneve të mos bëhet në ndërtesa private, në mënyrë që të kursehet buxheti i Kosovës nga shpenzimet shtesë për qira.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimet e fundit me përhapjen e pandemisë dhe ndikimet në ekonomi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)


- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 15)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Qendrës Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i  Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)