27 Prill 2024

EBA zotohen për intensifikim të marrëdhënieve me Kosovën

Prishtinë, 27 prill -  Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka pritur të martën Ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në Ankara, Khalid Khalifa Al-Mualla, i akredituar si ambasador jo-rezident në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, Ambasadori Al-Mualla i ka dorëzuar Ministrit kopjen e letrave kredenciale.
 
Në takim, Ministri Hyseni e ka falënderuar Ambasadorin e Emiratave të Bashkuara Arabe për përkrahjen që Emiratet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës, si gjatë kohës së luftës, ashtu edhe në periudhën e pas-luftës.

 

Të dy bashkëbiseduesit u zotuan për intesifikimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve. 

 

Edhe kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës Safet Gërxhaliu u takua me Ambasadorin e Emirateve te Bashkuara Arabe ne Turqi Khalid Khalifa Al- Mualla dhe me këtë rast bisedua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ne mes te dy vendeve.

Kryetari Gërxhaliu e njoftoi ambasadorin Al - Mualla lidhur me gjendjen aktuale ekonomike ne vend, mundësitë e investimeve te huaja, legjislacionin i cili rregullon këto çështje dhe mundësitë e bashkëpunimit te ndërsjelle.

Gërxhaliu theksoi përcaktimin e Odes për zgjerim te bashkëpunimit me institucionet simotra nga vendet e botes dhe interesimin qe ka OEK-u për thellimin e bashkëpunimit me vendet siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Te dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ekziston interesi i dyanshëm për zhvillim dhe thellimin te bashkëpunimit dhe se ne ketë drejtim asociacionet e biznesit, ne rastin konkret OEK-u dhe Unioni i Odave Ekonomike te Emirateve te Bashkuara Arabe, kane rol te rëndësishëm.

Bashkëbiseduesit u dakorduan qe ne afatin sa me te shkurtër ne mes te Odave te dy vendeve te nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)