25 Prill 2024

DV promovon strategjinë për monitorimin e zgjedhjeve

Prishtinë, 18 nëntor - Koalicioni i OJQ-ve kosovare Demokracia në Veprim (DV) ka promovuar  “Strategjinë e Veprimit për monitorimin e Zgjedhjeve të 12 dhjetorit 2010”, si dhe ka filluar trajnimin e vëzhguesve afatgjatë të këtyre zgjedhjeve.

Para ambasadorëve të Gjermanisë, Zvicrës dhe përfaqësuesve të ambasadës së Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve dhe pjesëmarrësve të tjerë, përfaqësues të Demokracisë në Veprim kanë shpalosur strategjinë e monitorimit të zgjedhjeve.

Ismet Kryeziu, udhëheqës i Demokracisë në Veprim ka thënë se për zgjedhjet e nëntorit, do të angazhohen rreth 4 mijë e 800 vëzhgues që përfshin, ku 2400 do të mbulojnë procesin e votimit dhe 2400 të tjerë procesin e numërimit.

Sipas tij, Demokracia në Veprim është duke monitoruar edhe procesin e regjistrimit të subjekteve politike, kandidatëve, punën e KQZ-së dhe është duke zhvilluar kontakte të përditshme me Komisionet Komunale Zgjedhore.
 
“Të gjithë vëzhguesit, por jo vetëm ata, por mbi 2 milion qytetarë të Kosovës, qytetar të shteteve mike të Kosovës, nga sot e kanë kokën të kthyer nga ne për të parë demonstrimin dhe pjekurinë e një procesi politik dhe zhvillimit të demokracisë në Kosovë”, ka thënë Kryeziu, ndërkohë u ka bërë thirrje partive politike që gara të jetë e ndershme, e pastër dhe që ofron pjesëmarrje të qytetarëve dhe votim të ndërgjegjshëm. 

Ndërkohë, ambasadorët e shteteve që mbështesin Demokracinë në Veprim, e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm

Hans - Dieter Steinbach - Ambasadori i Gjermanisë ka shprehur kënaqësinë që mbështet Demokracinë në Veprim, duke e cilësuar si partner të besueshëm.

“Ne nëpërmjet fondeve të Paktit të Stabilitetit e kemi përkrahur Demokracinë në Veprim edhe në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, rezultatet ishin të suksesshme dhe vendosëm që prapë ta përkrahim Demokracinë në Veprim  me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm, të kapaciteteve të tyre”, ka thënë Steinbach.

Lukas Beglinger - Ambasadori i Zvicrës ka theksuar se këto zgjedhje parlamentare janë të parat në shtetin e pavarur të Kosovës dhe sipas tij, kjo është një mundësi për qytetarët e  Kosovës që ta thonë fjalën e vet në zgjedhjet 2010.

“Është një test i rëndësishëm ndaj obligimeve që ka Kosova”, ka thënë ai dhe ka shtuar se Zvicra është e përkushtuar që të kemi zgjedhje të drejta dhe të pavarura.

Nga ana tjetër, edhe përfaqësues të Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe ata të USAID-it  kanë vlerësuar se pjesëmarrja në zgjedhje të lira dhe demokratike është shtyllë e demokracisë evropiane.

Demokracia në Veprim ka filluar edhe me trajnimin e vëzhguesve afatgjatë, e që do të vazhdojë me trajnimin edhe të vëzhguesve ditorë, ndërkohë javën tjetër, do të fillojë trajnimi i vëzhguesve të shpenzimeve të fushatës zgjedhore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)