29 Mars 2024

DV: PDK prin me 47.18 për qind në Mitrovicë

Prishtinë, 24 janar - Bazuar në të dhënat e vëzhguesve të Demokracisë në Veprim numri votuesve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës në Komunën e Mitrovicës është: 22.473 votues apo 25.88% nga gjithsej 86.834 votues të regjistruar në listën përfundimtare të votuesve.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për subjektet politike në të gjitha vendvotimet të përfshira në rivotim në Komunën e Mitrovicës, rezultatet preliminare janë:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 47.18 për qind apo 9.786 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës  (LDK) 22.69 për qind apo 4.706 vota, Lëvizja Vetëvendosje (VV) 11.55 për qind apo 2.395 vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.32 për qind ose 1.310, Aleanca Kosova e Re (AKR) 6.04 për qind ose 1.253, Fryma e Re (FER) 1.59 për qind ose 330 vota dhe të tjera 4.48 për qind.
 
Demokracia në Veprim pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, ka dhënë rezultatet preliminare në nivel kombëtar duke përfshirë edhe zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe  procesin e rivotimit të 9 dhe 23 janarit.

Rrezultatet preliminare të Demokracisë në Veprim janë si në vijim:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 30.85 %
Lidhja Demokratike e Kosovës  (LDK)  - 26.37 %
Lëvizja Vetëvendosje  (VV)  - 13.30 %
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 10.51 %
Aleanca Kosova e Re (AKR) – 8.02 %
Fryma e Re (FER) – 2.63 %
Lidhja Demokratike e Dardanisë 2.20 %
Të tjera – 6.13 %.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)