16 Prill 2024

DV: PDK fiton 4 komuna, AAK fiton në Deçan

Prishtinë, 10 janar - Në bazë të rezultateve paraprake të dhëna nga rrjeti i koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, në zgjedhjet e ripërsëritura në pesë komuna, AAK-ja ka fituar shumicën e votave në Deçan, ndërsa PDK-ja në dy komuna të tjera Skenderaj dhe Drenas, si dhe në dy vendvotimet në Malishevë dhe Lipjan.

Sipas Demokracisë në Veprim, në Deçan AAK ka marrë 58.63 për qind, LDK 22.03 për qind, PDK 10.58 për qind, Vetëvendosje 6.35 për qind, AKR 1.11 për qind, LDD 0.12, FER 0.04 dhe partitë e tjera 1.70 për qind.

Në Skenderaj, PDK ka fituar 96.14 për qind të votave, LDK 0.98 për qind, AAK 0.25, Vetëvendosje 0.63, AKR 0.98, LDD 0.10, FeR 0.03, ndërsa për partitë e tjera janë votuar me 0.89 për qind.

Në Drenas për PDK kanë votuar 92.08 për qind, LDK 2.46, AAK 0.99, Vetëvendosje 2.07, AKR 1.66, FER 0,09, LDD 0.07, ndërsa për partitë e tjera kanë votuar 0.34 për qind.

Gjithashtu PDK-ja ka fituar edhe përqindje të lartë në Drenoc të Malishevës me 81.24 për qind, pastaj e dyta është LDK me 9.62 për qind, AAK 3.05, Vetëvendosje 4.95, AKR 0.35, LDD 0.10, FeR 0.19 dhe për partitë e tjera kanë votuar 0.48 për qind.

Ndërsa dhe në Shallë të Lipjanit, PDK-ja ka fituar 89.34 për qind të votave, LDK 4.25, AAK 2.43, Vetëvendosje 1.99, AKR 0.17, LDD 1.30, FeR 0.17, ndërsa 0.35 e votuesve janë përcaktuar për partitë e tjera.

Drejtuesit e Demokracisë në Veprim kanë thënë se rivotimi i zgjedhjeve parlamentare ka qenë më i mirë në krahasim me ato të 12 dhjetorit, por edhe kësaj radhe ka pasur raste të keqpërdorimit të procesit zgjedhor, madje edhe gjatë procesit të numërimit
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)