25 Prill 2024

DV: Nga 51,80 për qind vota të numëruara, PDK e para

Prishtinë , 13 dhjetor - Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” (DV) ka publikuar rezultatet paraprake për 51, 80 për qind të vendvotimeve në Kosovë.

Sipas të dhënave të DV-së, PDK ka 30,69 për qind, LDK 26,20 për qind, Lëvizja Vetëvendosje! 12,78 për qind, AAK 10,89 për qind, AKR, 7, 85 për qind, FER 2,30 për qind dhe LDD 2, 78 për qind dhe të tjerat 6, 40 për qind.

Drejtuesi i DV-së, Ismet Kryeziu theksoi se në këtë numërim nuk janë përfshirë zonat e dy komunave Skenderaj dhe Drenas, ku sipas tij, janë shënuar parregullsi.

“Këto janë të dhëna që japin një pasqyrë të besueshme dhe në çdo moment shifrat mund të jenë lëvizëse”, theksoi Kryeziu, i cili paralajmëroi për sot rezultatet e para paraprake, duke kontestuar të dhënat për dy komunat e rajonit të Drenicës, ku fluksi i votuesve ka qenë mbi 90 për qind.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk shpalli asnjë rezultat lidhur me procesin e zgjedhjeve. Kryetarja e KQZ, Valdete Daka theksoi se mediat do të njoftohen sot paraprakisht lidhur me kohën e publikimit të të dhënave të para nga KQZ lidhur me votimet e djeshme.

“Jemi të obliguar ta ndjekim procedurën dhe pa i pranuar fizikisht formularët apo forma e përputhjes së rezultateve ne nuk mund të dalim me rezultate. Varemi prej formave të shkruara nga komisionarët”, ka theksuar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Gjatë ditës pritet që edhe partitë politike të shpallin rezultatet e para paraprake lidhur me zgjedhjet e djeshme parlamentare, të cilat ishin të jashtëzakonshme dhe të parat të organizuara nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)