26 Prill 2024

Dorëzohen listat e kandidatëve për deputetë

Prishtinë, 17 nëntor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se të 29 subjektet politike në Kosovë kanë dorëzuar listat e kandidatëve me të cilët do të garojnë zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Dorëzimi i listave ishte vonuar për shkak të numrit të madh të koalicioneve parazgjedhore, gjë që ka shkaktuar edhe pakënaqësi tek disa forca politike në përgatitjen e listave të kandidatëve për deputetë.

Kryetari ekzekutiv i KQZ-së, Xhemajl Peçani i ka thënë BBC-së, se tani pason faza e verifikimit të të gjithë kandidatëve të paraqitur në lista, duke përfshirë ata që janë nën hetime apo të dënuar nga gjykata e shkallës së parë.

"Zyra për Regjistrimin e Partive Politike në kuadër të KQZ-së ka një afat shtesë për verifikimin jo vetëm të listës së kandidatëve, por edhe renditjes së tyre, duke pasur parasysh që 30 për qind në listën e nominuar duhet të jenë nga gjinia femërore", theksoi Peçani.

Verifikimi i kandidatëve të subjekteve politike që garojnë për të zënë 120 vendet e Kuvendit të Kosovës, duhet të përfundojë deri më 20 nëntor, kur hidhet shorti për numrat rendor të entiteteve politike që garojnë në zgjedhjet e përgjithshme.

Sipas Peçanit, këto ditë është bërë edhe përditësimi i listës së votuesve, gjë që pritet të shmangë problemet e paraqitura në zgjedhjet paraprake.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka konfirmuar ende numrin e saktë të votuesve, por në zgjedhjet e fundit, ky numër sillej në mbi 1,5 milion syresh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)