24 Prill 2024

Doganierët dhe Policia tashmë janë në Jarinjë dhe Bërnjak

Prishtinë, 16 shtator - Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e jashtëzakonshme pas operacioneve të sotme në veri të vendit.

Në fjalën e tij kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi duke e cilësuar si të suksesshëm operacionin për vendosjen e doganierëve kosovare në dy pikat kufitare 1 dhe 31 i bëri thirrje qytetarëve serbë të bashkëpunojnë me institucionet pasi barrikadat janë pengesë për zhvillimin e vendit.

Edhe pikat doganore 1 dhe 31 sipas tij do të funksionojnë si të gjitha pikat tjera kufitare të Republikës së Kosovës me rregullat e njëjta. Pra, procesi i implementimit të Planit operacional ka filluar me sukses në mëngjes.

“Ne do të jemi në krye të vështirësive për të siguruar rendin dhe sigurinë në vend. Partneriteti është çelsi i suksesit dhe jo barrikadat pasi ato janë pengesë për zhvillimin dhe të ardhmen europiane” ka theksuar Thaçi.

Ai ka bërë të ditur se doganierët dhe Policia e Kosovës, së bashku me atë të EULEX-it dhe KFOR-in tashmë janë në dy pikat kufitare.

"Unë edhe njëherë i ftoj të gjithë qytetarët për qetësi dhe maturi dhe të kenë besim të plotë në institucionet e Republikës së Kosovës, të kenë besim të plotë në partneritetin e institucioneve të shtetit të Kosovës me ato ndërkombëtare, EULEX-in, NATO-n, me mbështetjen e plotë të Quint-it, të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës", ka theksuar Thaçi.

Ai ka premtuar se qeveria do të përmbush detyrimet për rend dhe ligj ku vendimet dhe veprimet nuk kanë qenë dhe nuk janë as sot të drejtuara kundër askujt, kundër asnjë grupi etnik.

Përkundrazi siç ka thënë Thaqi qeveria dëshiron që edhe qytetarëve në veri t’u oforohen mundësi të barabarta dhe shprehim gatishmërinë e plotë që t’u shërbejmë të gjithëve në mënyrë të barabartë kudo që jetojnë pa dallim etnie.

Kreyminstri Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka ftuar Beogradin që përfundimisht të heqë dorë nga përpjekjet dëshpëruese për të destabilizuar rajonin dhe të pranojë njëherë e përgjithmonë se Kosova është e pavarur, sovrane, një dhe e pandarë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, shteti i Kosovës shpreh gatishmërinë e plotë për fqinjësi të mirë dhe perspektivë të përbashkët euroatlantike të gjitha vendeve të rajonit. 

Ai njëkohësisht ka falenderuar KFOR-in dhe EULEX-in për angazhimin e tyre, dhe gjithë këtë përkushtim të përbashkët vendor dhe ndërkombëtar.

Vendosja e rendit dhe ligjit në veri sipas tij është tashmë objektivë e përbashkët dhe bashkërisht do ta ndërtojn Kosovën e re, demokratike, Kosovën e shoqërisë demokratike, të demokracisë së zhvilluar,  me krijimin e vendeve të reja të punës, me rritjen e mirëqenies sociale në Republikën e Kosovës.
 
Gjithashtu, ai ka thenë se në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës mirëpresim vendimin e Bosnjës për njohjen e vulave doganore të Republikës së Kosovës.

"Presim bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen mes Prishtinës dhe Sarajevës, si d vende të pavarura. Dhe natyrisht në të ardhmen e afërt me njohje bilaterale."

   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)