19 Prill 2024

DnV: Prin LDK-ja, e dyta Vetëvendosje

Prishtinë, 6 tetor - Koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, duke u bazuar në rezultatet preliminare prej 53 për qind të vendvotimeve, ka dalë me rezultate rreth zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Sipas DnV-së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 24.83 për qind, pasur nga Lëvizja Vetëvendosje me 23.63 për qind të votave.

Partia Demokratike të Kosovës ka 22.83 për qind të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate 12.08 për qind.

Ndërkaq koalicioni ndërmjet Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë e Drejtësisë, sipas DnV-së, ka fituar 5.29 për qind të votave.

Po ashtu, Demokracia në Veprim ka potencuar se Lista Serbe ka fituar 6.35 për qind, koalicioni Liria 0,19 për qind kurse subjektet tjera 4.09 për qind të votave të numëruara deri më tani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)