20 Prill 2024

Djibouti njeh pavarësinë e Kosovës

Prishtinë,  9 maj - Djibouti, shtet afrikan, ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së vendit tonë, ndërsa së shpejti pritet të dërgohet edhe nota e njohjes.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës kanë konfirmuar se në bazë të informacioneve që kanë marrë nga Ambasada e Kosovës në Paris, Djibouti, shtet ky afrikan, ka marrë vendim për njohjen e pavarësisë së vendit tonë, ndërsa së shpejti pritet të dërgohet edhe nota e njohjes.
   

Shteti afrikan, Republika e Djiboutit, kufizohet me Eritrenë, Etiopinë dhe Somalinë. Ka rreth një milion banorë.

Djibouti është shteti i 68-të që e njeh pavarësinë e Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)