11 Gusht 2020

Ditën e Pavarësisë, Kuvendi do të mbajë seancë solemne

Prishtinë, 8 shkurt - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës bashkë me shefat e grupeve parlamentare, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, përcaktoi rendin e ditës së seancës së Kuvendit, e cila do të mbahet më 11 shkurt. Në shenjë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi do të mbajë seancë solemne, (në dyvjetorin e saj), më 17 shkurt.

Pas kohës së pyetjeve parlamentare, në seancën e 11 shkurtit do të shqyrtohen për herë të parë pesë projektligje: Projektligji për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës, Projektligji për Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, Projektligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe Projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi jo-jonizues, jonizues dhe siguria nukleare. Ndërsa, në shqyrtim të dytë të kësaj seance do të jenë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhanin 02 L-36, Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë dhe Projektligji për turizëm dhe shërbime turistike.

Në vijim Kryesia shqyrtoi edhe disa mocione dhe rekomandime. Në rendin e ditës së seancës do të jetë Rekomandimit i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për plotësimin e Komisionit për Provimin e Jurisprudencës, propozimi i Gjykatës Supreme të Kosovës për emërimin e anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore.

Ndërkaq, Rekomandimi i Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë Transport dhe Telekomunikacion, për Strategjinë e energjisë për periudhën 2009-2018, do të radhitet në ndonjë seancë të ardhshme të Kuvendit. Sa i përket mocionit të deputetit Riza Smaka për të udhëzuar Qeverinë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-129 për zonat ekonomike, u tha se për këtë kërkohet mendimi i Qeverisë.

Kryesia u njoftua edhe me Rekomandimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media lidhur me moszbatimin e vendimeve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës. Ky rekomandim, u tha se duhet t’ i dërgohet Qeverisë. Në mbledhje u konstatua se një anëtari të Komisionit të Konkurrencës dhe një të atij të Rregullatorit të Energjisë u ka skaduar mandati, ndaj Qeveria duhet të bëjë propozimet për anëtarë të rinj.

Kryesia u njoftua edhe me vendimin e presidentit të Republikës së Kosovës për zëvendësimin e tre deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe me njoftimin për formimin e grupit të ri parlamentar “ Për Integrime”.

Ndërsa sa i përket , kërkesës së grupit të ri parlamentar “ Për Integrime”, për përfaqësim në Kryesinë e Kuvendit, u theksua se për këtë veprohet sipas dispozitave kushtetuese, ndërkaq, sa i përket përfaqësimit të këtij grupi parlamentar në komisionet parlamentare, me këtë merret administrata në bashkëpunim me grupet parlamentare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)