16 Prill 2024

Diskutohet roli i mediave në promovimin e pjesëmarrjes se grave në qeverisje

Prishtinë, 17 maj - Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në përmbzlljen e projektit Roli i Mediave në Promovimin e Pjesëmarrjes së Grave në Qeverisje.  

USAID-i, përmes aktivitetit të tij Angazhimi për Barazi, mbështeti Fondacionin Jahjaga në implementimin e një aktiviteti 13-mujor i cili adresoi rolin e mediave në promovimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje.

Si pjesë e këtij aktiviteti, gratë asambleiste të asambleve komunale nga rajoni i Prizrenit dhe Ferizajt u trajnuan në avokim dhe të folur publik. 

Krahas kësaj u trajnuan edhe gazetarët, që të raportojnë sa më saktë mbi kontributet e grave, për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me çështjet që prekin rolin e grave në shoqëri.

USAID-i, përmes Angazhimit për Barazi (E4E) i cili implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) synon të përmirësojë integrimin e grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara si çështje, njëkohësisht, e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)