20 Prill 2019

Diskutohet për progresin dhe sfidat e zbatimit të MSA-së

Prishtinë, 15 prill - Me qëllim të ofrimit të njohurive rreth Përfitimit nga Marrëveshja e Stabilizim - Asociimit, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, do të organizoj diskutim në panel, me temën "Përfitimi nga MSA" me fokus në progresin dhe sfidat e zbatimit të MSA-së.

Diskutimi zhvillohet në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja "Mbështetje për komunikimin e procesit të integrimit në BE" që synon promovimin e standardeve të BE-së në katër sektorë prioritarë: Mbrojtja e Konsumatorit, Bujqësia, Siguria e Ushqimit dhe Siguria në Punë në kuadër të MSA-së.

Hapja e tryezës së diskutimit behet nga Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)