19 Gusht 2019

Diskutohet për dialogun Kosovë - Serbi dhe për idenë e shkëmbimit të territoreve

Prishtinë, 19 tetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon tryezën e diskutimit me temë “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosove-Serbi dhe mesimet që lidershipi i Kosovës duhet të përseris”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të fokusohet në dialogun Kosovë - Serbi, diskursin e spektrit politik mbi nevojën për të arritur një konsensus të gjithëmbarshëm politik, si dhe mënyrën dhe parimet se si ky proces i brendshëm duhet të rrjedh.

Theks të veçantë do të kenë analizimi i  proceseve negociuese të së kaluarës, përfshirë këtu negociatat e Vjenës, si dhe procesin deri tek shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe mësimet e nxjerra nga këto procese.

Për më tepër, në këtë diskutim, pritet që panelistët të vënë në pah qëndrimet e tyre mbi idenë e shkëmbimit të territoreve dhe pikat që duhet të përfshihen në marrëveshjen finale me Serbinë.

Kjo tryezë organizohet në kuadër të serisë së debateve rreth fazës finale të dialogut Kosovë Serbi, me anë të së cilave Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka për qëllim që të vë në fokus çështjet kryesore që kanë ngjallur debat të madh publik.

Në këtë mënyrë synohet që të shpalosen mundësitë dhe pasojat që kjo fazë e dialogut mund t’i ketë për konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2019 - Mbahet mbledhja e Komiteti për Politik dhe Financa e Komunës së Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" festojnë ditëlindjen e mikut të madh të shqiptarve e mbar njerëzimit ish Presidentit të SHBA, Billi Clinton . (Zyret e shoqatës "Miqtë e Amerikës", që gjendet afë Agjencisë së Statistikave të Kosovës përball Parlamentit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Biblioteka Universitare, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. (Salla e kuqe, Fakulteti i Filologjisë, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bëjn përurimin e Stadiumit Ndihmës në lokacionin Boka Boka. (Fshati Korishë në Prizren, ora 11:00)

- Bëhet shfaqja për media e filmit "Shpia e Agës" i Lendita Zeqirit (Kinema Cineplexx, ora 13:00)

-  Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me banorët e rajonit të Hasit dhe Anadrinit, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Gjonaj, ora 19:00)