26 Prill 2024

Dialogu do t'i përshpejtoi integrimet euroatlantike

Prishtinë, 8 qershor - Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri priti senatorët francezë Jean Faure, André Vantomme, si dhe administratorin, Guillaume Renaudineau, të shoqëruar nga ambasadori i Francës,  Jean-François Fitou. 

Zëvendëskryeministrja Tahri pasi falënderoi shtetin e Francës për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë Kosovës,  njoftoi senatorët për dialogun, duke thënë se shteti i Kosovës i është qasur në mënyrë konstruktive dialogut me Serbinë.

Në takim u tha se dialogu i karakterit teknik për zgjidhjen e çështjeve praktike kontribuon në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe do ti përshpejtoi integrimet euroatlantike.

Gjatë këtij takimi u vlerësua rëndësia e qasjeve evropiane në dialog dhe u mirëprit përafrimi i  marrëveshjeve të mundshme në  fushën e lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, energjisë dhe çështjet e telekomunikacionit, por u shpreh bindja se do të këtë përparime dhe marrëveshje edhe në fushat tjera.

Delegacioni francez premtoi mbështetje për Kosovën edhe në të ardhmen dhe u vlerësua rëndësia  e thellimit të marrëdhënieve mes dy shteteve, forcimi i perspektivës euro-atlantike të rajonit dhe rëndësia e dialogut teknik për paqen dhe stabilitetit e rajonit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)