23 Prill 2024

Dëshmorët, Zhitia dhe Fazliu dekorohen me Medaljen e Artë të Lirisë

Prishtinë, 2 qershor - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot familjarët e dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilëve ua dorëzoi diplomat e  e dekorimit të dy dëshmorëve me Medaljen e Artë të Lirisë.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu theksoi se kontributi i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve është i jashtëzakonshëm në periudhën e kthesave të mëdha në historinë e re të vendit tonë.

“Veprimtaria e tyre në moshën studentore, duke iu kundërvënë pushtimit dhe represionit dhe duke ndërtuar një vizion të ri të mobilizimit atdhetar, ishte dëshmi e përkushtimit të tyre të lartë për lirinë e Kosovës dhe të shqiptarëve”, tha Presidenti Sejdiu me rastin e dekorimit.

Duke vlerësuar se vepra dhe personaliteti i Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut  do të mbeten frymëzim atdhedashurie  për të gjithë brezat që do të vijnë, Presidenti Sejdiu tha se ata jetuan, punuan dhe vdiqën bashkë në moshë të re, dhe u bënë shembull i trimërisë dhe dashurisë për atdheun. Ata treguan me veprën e tyre se si duhet dhe mbrohet e drejta e popullit për të jetuar i lirë dhe për të qeverisur veten.

Dekorimi i dëshmorëve u bë në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28 si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, Neni 3, 19 dhe 34, që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)