23 Prill 2024

Deputeti Riza Smaka kalon në AAK

Prishtinë, 4 nëntor - Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës sot kanë aderuar edhe deputeti i deritashëm i AKR-së, Riza Smaka dhe ish- kryetari i komunës së Rahovecit, Esad Haxhijaha. Zyrtarët e AAK-së kanë shprehur bindjen se me prurjet e reja në parti do të kenë suksese edhe më të mëdha se zgjedhjet e kaluara.

Nënkryetari i AAK-së, Naim Maloku ka vlerësuar lartë personalitetet e dy të aderuarve të fundit në parti, duke thënë se gjatë gjithë kohës së veprimtarisë së tyre kanë dhënë kontribut të çmuar në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës.

Ndërkaq duke dhënë fjalë të mira për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, deputeti Riza Smaka ka lavdëruar edhe qëndrimin e zyrtarëve të kësaj partie, që sipas tij edhe e ka shtyrë t\'i bashkohet AAK-së.

Kurse anëtari i ri i AAK-së, Esad Haxhijaha ka thënë se kjo parti është i vetmi subjekt, i cili qëndrimet e veta i bazon në parime dhe ka një organizim të brendshëm funksional e program të qartë, i cili po të realizohet u mundëson qytetarëve që të dalin nga gjendja e krijuar në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)