24 Prill 2024

Deputetët në procedura penale e largojnë Kosovën nga BE

Prishtinë, 15 nëntor - Lëvizja FOL mbështet deklaratën e Andy Sparkes në lidhje me kandidaturat e personave të cilët janë duke u hetuar apo kanë problem me ligjin.

Partitë Politike nuk duhet të shantazhojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë por ato të tregojnë pjekuri demokratike dhe të kenë filtra të brendshëm për kandidatët.

Lëvizja FOL kërkon nga partitë politike që të mos i shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore për të kandiduar njerëz me procedura penale të cilët do ta cenojnë edhe më shumë imazhin e Kosovës dhe do ta largojnë vendin edhe më shumë nga procesi i liberalizimit të vizave dhe integrimi në Bashkimin Evropian që do të duhej të ishte synimi dhe qëllimi i të gjithëve përfshirë edhe partitë politike.

Lëvizja FOL kërkon nga Komisioni Qendror Zgjedhor që të  realizoj analiza të thella ligjore rreth kandidaturave të personave të dyshimt për korrupsion dhe krim të organizuar. 

Po ashtu kërkojmë nga KQZ-ja, Prokuroria e Shtetit si dhe Policia e Kosovës që të vendosin një bashkëpunim të mirëfilltë gjatë certifikimit të kandidatëve

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)