18 Prill 2024

Deputetët Gjerman ofruan mbështetjen e tyre për Kosovën

Prishtinë, 21 qershor - Deputetët e Lidhjes Demokratike te Kosovës, Vjosa Osmani, Armend Zemaj dhe Anton Quni takuan sot deputetët e Parlamentit Gjerman që përbëjnë Komisionin e  Mbrojtjes, në krye me deputetin Wolfgang Hellmich, kryetar i Komisionit.

Në takim u diskutua lidhur me sfidat e brendshme të Kosovës në tema të ndryshme nga fusha e mbrojtjes, sundimi i ligjit si dhe për çështje që lidhen me politikën e jashtme siç është dialogu me Serbinë.

Deputetët e LDK-së shprehën pikëpamjet e tyre sa i përket raporteve fqinjësore me shtetet e tjera në rajon si dhe rreth çështjeve që lidhen me transformimin e FSK-së në ushtri dhe reformat e nevojshme si pjesë e agjendës evropiane të Kosovës.

Deputetët e BUNDESTAG-ut treguan për përshtypjet e tyre jashtëzakonisht të mira nga vizita në Kosovë si dhe ofruan mbështetjen e tyre për Kosovën në rrugën e saj drejt fuqizimit të shtetësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)