23 Prill 2024

Deputetë dhe qytetarë bashkëbisedojnë lidhur me dialogun Kosovë - Serbi

Prishtinë, 13 dhjetor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Qendrën për Paqe dhe Tolerancë (CPT) organizon diskutimin publik “Pritjet e serbëvë të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi”, një diskutim me deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët.

Synimi i këtij diskutimi publik është promovimi i bashkëbisedimit në mes deputetëve dhe qytetarëve lidhur me të ardhmen e procesit të dialogut Kosovë - Serbi.

Më konkretisht, në këtë debat do të diskutohet rreth marrëveshjeve të Brukselit të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të këtij rajoni, pritshmërive të qytetarëve rreth temave që duhet të diskutohen në Bruksel, formatin e delegacionit kosovar në dialog si dhe rolin e Kuvendit dhe deputetëve në këtë proces.
 
Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit që synon fuqizimin e rolit mbikqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë si dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ky projekt financohet nga Ambasada e Zvicrës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)