21 Korrik 2019

Deportimi i shtetasve turq, AKI-ja ka kaluar kompetencat e saj

Prishtinë, 24 qershor - Në emër të grupit parlamentar të LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se është mirë që raporti për dëbimin e shtetasve turq është sjellë për votim në Kuvend.

Selmanaj ka thënë se para vetes kemi një dokument që paraqet në detaje se çfarë ka ndodhur me deportimin e shtetasve turq.

“Kemi pasur dëshmitarë që kanë ditë shumë e nuk kanë ardhur, e kemi pasur dëshmitarë që kanë ardhë siç ka qenë kryeministri e ka thënë se nuk ka ditë asgjë, të gjithë bartësit e institucioneve në Kosovë i kanë pasur informatat se një gjë e tillë do të ndodhë”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka shtuar se ky është rasti më eklatant për ta kuptuar se si autoritetet shtetërore janë në gjendje të shkelin çdo normë çdo dispozitë ligjore e kushtetuese.

Ai ka shtuar se AKI-ja ka kaluar kompetencat e saj.

“Në zyre e policisë kanë hyrë agjent të AKI-së dhe kanë menaxhuar operacionin policor. Policia në teren nuk ka komunikuar me shefat e tyre por me dy agjentët e AKI-së, atyre ju kanë dhënë llogari”, ka thënë Selmanaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)