29 Mars 2024

Demokracia në Veprim monitoron zgjedhjet në Rahovec

Prishtinë, 20 nëntor - Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, përmes kësaj një komunikate njofton opinionin, se do të jetë pjesë e monitorimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Komunën e Rahovecit që do të organizohen me 21 nëntor 2010.

Gjatë procesit të monitorimit nga Demokracia në Veprim do të jenë të angazhuar 71 monitorues në të gjitha vendvotimet si dhe do të ketë edhe disa ekipe monitoruese mobile.  

Demokracia në Veprim gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve do të ketë një qendër në qytetin e Rahovecit ku përmes konferencave dhe komunikatave do të njoftojë opinionin e gjerë për  tërë rrjedhën e procesit zgjedhor në ditën e votimit,  gjerë në kumtimin e rezultateve preliminare.

Koalicioni Demokracia në Veprim shfrytëzon rastin që ti bën thirrje të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit që të marrin pjesë masivisht në votime, për të shfrytëzuar të drejtën e tyre Kushtetuese.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)