28 Mars 2024

Demokracia në Veprim, mbi 500 vëzhgues në procesin e rivotimit

Prishtinë, 8 janar - Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim do të monitorojë procesin e rivotimit në Komunat e Skenderajt, Drenasit dhe Deçanit, si dhe pjesërisht në Komunat e Lipjanit dhe Malishevës, me mbi 500 vëzhgues.

Veton Mujaj nga Demokracia në Veprim ka thënë se në zgjedhjet e 9 janarit Demokracia në Veprim do të angazhojë mbi 500 vëzhgues.

“Të dielën do të kemi edhe ekipe mobile në çdo komunë, si dhe do të kemi Qendrën e Thirrjeve dhe Komunikimit ku do të angazhohen rreth 100 persona”, ka thënë Muja.

Në këto zgjedhje, Demokracia në Veprim ka paraparë që të angazhojë nga dy vëzhgues për çdo vendvotim, një lokal dhe një nga rajone të tjera të vendit.

Ismet Kryeziu udhëheqës i Demokracisë në Veprim i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe KKZ-ve që t’i mundësojnë këtij koalicioni pjesëmarrjen me nga dy vëzhgues.
Kryeziu i ka bërë thirrje edhe partive politike që të mundësojnë një proces demokratik.

“I ftojmë subjektet politike që të demonstrojnë përgjegjësi politike dhe të mundësojnë një garë korrekte dhe demokratike”, ka thënë Kryeziu. Ai ka njoftuar se këtë radhë, Demokracia në Veprim ka bërë një mobilizim më të fuqishëm.

Në rivotimin e 9 janarit do të përfshihen 62 qendra të votimit me 185 vendvotime. Numri i përgjithshëm i votuesve është 138 mijë e 657.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)